Ekip
05 Shkurt 2018•Përditësim: 05 Shkurt 2018
KAJRO (AA) – Në një përpjekje për të tërhequr turistët, autoritetet egjiptiane do të ekspozojnë objekte të lashta në metro, për herë të parë që nga kryengritja e vitit 2011 kundër autokratit Hosni Mubarak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga kompania egjiptiane për Menaxhimin dhe Operacionin Metro, thuhet se statujat faraonike janë vendosur në stacionin Sadat, stacioni i madh i metrosë në qendër të qytetit, që ndodhet nën sheshin Tahrir të Kajros.
Sheshi ishte epiqendra e protestave 18 ditore që detyruan Hosni Mubarak të tërhiqet pas tre dekadash në pushtet. “Lëvizja synon të promovojë turizmin në Kajron qendrore”, tha Ali Fali, kryetar i kompanisë.
Autoritetet egjiptiane kanë ekspozuar objekte të lashta në metro para kryengritjes anti-Mubarak, por praktika u ndal në vitin 2011.
Industria e turizmit në Egjipt, një nga burimet kryesore të vendit është goditur rëndë nga vitet e trazirave politike që nga viti 2011.