Hussein Abd El-Fettah,Mahmut Geldi
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
KAJRO (AA) - Presidenti egjiptian i ardhur në pushtet përmes grusht shtetit, Abdel Fattah el-Sisi thuhet se ka miratuar marrëveshjen për marrjen e kredisë në vlerë prej 25 miliardë dollarësh të Egjiptit nga Rusia për ndërtimin e centralit të energjisë bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve Sharku'l Evsat mësohet se presidenti Sisi për centralin bërthamor që do të ndërtojë në territorin e tyre, në kuadër të marrëveshjes ndërqeveritare të nënshkruar me Rusinë miratoi marrjen e kredisë prej 25 miliardë dollarësh nga Moska.
Sergey Kiriyenko kryetari i Kompanisë bërthamore shtetërore ruse Rosatom me ministrin egjiptian të Energjitikës Muhammed Shakir më 19 nëntor 2015 në Kajro patën nënshkruar marrëveshjen mes Kajros dhe Moskës për ndërtimin e centralit bërthamor në veriperëndim të vendit.