Aydoğan Kalabalık
31 Tetor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
KAJRO (AA) - Ushtria e Egjiptit ka shkatërruar 3 tunele të zbuluara në kufirin me Gazën, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Rojet tona kufitare shkatërruan tri tunele të zbuluara në kufirin Egjipt-Gaza", ka njoftuar zëdhënësi i forcave të armatosura të Egjiptit, Kolonel Temir er-Rifai, në llogarinë e tij në median sociale.
Ai po ashtu ka theksuar se brenda këtij muaji janë arrestuar 440 persona ilegalë me përkatësi të ndryshme kombëtare.
Megjithatë, nuk është dhënë ndonjë informacion se në cilin rajon janë arrestuar personat në fjalë dhe ku mbahen në arrest.
Sipas zyrtarëve, numri i personave ilegalë që nga shtatori e deri më tani është rritur në një mijë e 231.
Siç njoftohet, shumë persona i qasen rrugëve ilegale për të kaluar në Evropë nga Deri Mesdhe nga veriu i Egjiptit, dhe në Izrael nga lindja.
Ndryshe, qeveria ushtaraka e ardhur përmes puçit në Egjipt më 3 korrik të vitit 2013 ka shkatërruar një numër të madh të tuneleve të cilat palestinezët i konsiderojnë jetike.