Övünç Kutlu
11 Dhjetor 2019•Përditësim: 12 Dhjetor 2019
Administrata Amerikane e Informacionit të Energjisë (EIA) ka rishikuar parashikimet e saj të çmimit të naftës për vitin 2020 me 0.50 dollarë për fuçi, sipas raportit të saj mujor afatshkurtër të Energjisë (STEO) për dhjetor të publikuar sot, raporton Anadolu Agency (AA).
Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent tani vlerësohet të jetë mesatarisht 60.50 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm, ndërsa standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) pritet të jetë mesatarisht 55 dollarë për fuçi në vitin 2020.
Në raportin e nëntorit të STEO-s, Brent ishte parashikuar të tregtohet mesatarisht me 60 dollarë për fuçi ndërsa WTI vlerësohej të tregtohet mesatarisht me 54.50 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm.
EIA tha se vendimi i OPEC-ut dhe vendeve jashtë OPEC-ut javën e kaluar për të frenuar prodhimin e naftës me 0.5 milion fuçi shtesë në ditë për tremujorin e parë të vitit 2020, në krye të frenimit të prodhimit ekzistues prej 1.2 milion fuçi në ditë, do të sigurojë disa favore për çmimet e naftës.
"EIA supozon se OPEC-u do të kufizojë prodhimin gjatë gjithë vitit 2020, mes një parashikimi të rritjes së listës së artikujve të naftës", deklaroi STEO në dhjetor.
"EIA parashikon se prodhimi i naftës së papërpunuar të OPEC-ut do të jetë mesatarisht 29.3 milion fuçi në dit në vitin 2020, duke u reduktuar me 0.5 milion fuçi në dit nga viti 2019", shtoi ai.
- Rishikimi i prodhimit të naftës së papërpunuar amerikane për vitin 2020
EIA, megjithatë, rishikoi ulje të pordhimit të naftës së papërpunuar të SHBA-së për vitin e ardhshëm me 100 mijë fuçi në ditë, sipas STEO-s për dhjetor.
Prodhimi i naftës së papërpunuar në vend tani vlerësohet të jetë mesatarisht 13.2 milionë fuçi në ditë në vitin 2020, në krahasim me pritshmërinë e mëparshme prej 13.3 milionë fuçi në ditë, sipas STEO-s për nëntor.
Prodhimi i naftës së papërpunuar të SHBA-së parashikohet të përfundojë në vitin 2019 me një mesatare prej 12.25 milionë fuçi në ditë, thuhet në vlerësimin e STEO-s për dhjetor.