Zeynep Hilal Karyağdı
08 Gusht 2017•Përditësim: 08 Gusht 2017
KUVAJT (AA) – Emiri i Kuvajtit, Sheiku Sabah al-Ahmed al-Sabah dërgoi një mesazh tek liderët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Kuvajtit, KUNA, emiri i Kuvajtit, sheiku Sabah dërgoi tre mesazhe deri tek Ministri i Punëve të Jashtme, Sabah Halid el-Hamad es-Sabah për t’i dërguar ato Sulltanit të Omanit Kabus bin Said, Presidentit të EBA-ve Halife bin Zayid Al Nahyan dhe Mbretit të Bahreinit, Hamad bin Isa Al Halife.
Njoftohet se ministri i Punëve të Jashtme të Kuvajtit në orët e mëngjesit ka shkuar në Oman dhe që më pas do të kalojë edhe në EBA dhe Bahrejn për t’i dorëzuar mesazhet.
Në lajm nuk ka informacione për përmbajtjen e mesazheve.
Ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sabah dje në shoqërim të një delegacioni, qëndroi në Arabinë Saudite ku ia dorëzoi mesazhin princit trashëgimtar Muhammed bin Selman dhe më pas udhëtoi në Egjipt, ku mesazhin ia dorëzoi sheikut Sabah edhe te presidenti i këtij vendi, Abdulfettah es-Sisi.
Kuvajti po bën përpjekje për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e problemit të Gjirit.
Kriza në rajonin e Gjirit nisi më 5 qershor, me ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike të Arabisë Saudite, EBA-ve, Bahreinit dhe Egjiptit me Katarin.