Betül Yürük
30 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
GJENEVË (AA) - Organizata Botërore Meteorologjike njoftoi se uragani “Chapala” që ka mbërritur në Detin e Omanit ka përparuar drejt veriut të Jemenit dhe Omanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Organizatës Botërore Meteorologjike, Claire Nullis, në një deklaratë të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se uragani “Chapala”, i cili vërehet shumë rrallë në Detin e Omanit pritet të jetë efektiv dhe se ka rritur me shpejtësi fuqinë e tij.