Ekip
16 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
DUBAI (AA) - Autoritetet e Omanit kanë pranuar dhjetë të burgosur nga Guantanamo para largimit të presidentit amerikan Barack Obama, i cili ka premtuar se do të mbyllte burgun amerikan në Kubë në fund të mandatit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nuk dhanë informacione të tjera.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Omanit të cilën e transmeton agjencia e lajmeve të Omanit, thuhet se vendi ka pranuar të burgosurit e Guantanamos "me kërkesë të Obamës".
Emrat e të burgosurve nuk janë përmendur.
Sulltanati i Omanit, në bregun lindor të Gadishullit Arabik, në janar të vitit të kaluar pranoi dhjetë të burgosur nga Guantanamo të cilët ishin me origjinë nga Jemeni. Gjashtë të burgosur të tjerë ishin dhe në qershor të vitit 2015.