Gökhan Kavak
02 Shkurt 2021•Përditësim: 02 Shkurt 2021
Ministria e Shëndetësisë së Etiopisë bëri të ditur se deri në fund të vitit 20 për qind e popullatës do të vaksinohet kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilltari i Ministrisë së Shëndetësisë, Muluken Yohannes për AA tha se kanë formuar një komitet për planifikimin e procesit të vaksinimit në vend.
"Etiopia planifikon që deri në fund të vitit 2021 ta vaksinojë 20 për qind të popullatës", deklaroi Yohannes.
Duke theksuar se procesi i vaksinimit do të bëhet sipas planit të shpërndarjes së vaksinave (COVAX), ai gjithashtu tha se kanë kërkuar 400 mijë dollarë nga Banka Botërore.
Ai tha se "nëse kërkesa pranohet, në muajin mars ose prill do të marrim 42 milionë doza të vaksinës".
Etiopia e cila ka një popullsi prej rreth 110 milionë banorë ka regjistruar mbi 137 mijë raste me COVID-19, prej të cilëve 2.093 persona e kanë humbur jetën.