Gökhan Kavak
24 Qershor 2022•Përditësim: 24 Qershor 2022
Qeveria e Etiopisë njoftoi se anëtarët e Frontit Popullor Çlirimtar Tigray (TPLF) bllokuan ndihmat për në aeroportin e Mekele-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Shërbimit për Komunikim të Qeverisë, pretendohet se TPLF po bën propagandë kundër qeverisë.
Ardhja e ndihmave për në Mekele u bllokua nga TPLF ndërsa në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar ndihmat vazhdojnë për rajonin Tigray.
Pas mungesës së karburantit, rajoni Tigray është furnizuar 920 mijë litra benzinë.
Në deklaratën për komunitetin ndërkombëtar, kërkohet reagim kundër ndalimit të fluturimeve dhe të hetohet kjo situatë.