Büşra Selvi Öğütcen
09 Tetor 2016•Përditësim: 09 Tetor 2016
YANGON (AA) - Në sulmin ndaj tre postblloqeve të policisë kufitare në provincën Rahkine (Arakan), në perëndim të Mijanmarit janë vrarë 14 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë lokale, Aung Min tha se sulmuesit me armë zjarri, armë të ftohta dhe mjete shpërthyese kanë kryer sulme ndaj tre postblloqeve të policisë kufitare në Maungdaw dhe Yathay Taung.