Aldıjana Hadzıc
28 Mars 2017•Përditësim: 28 Mars 2017
CATANIA (AA) – Vullkani aktiv Etna që gjendet në ishullin e Sicilisë, në jug të Italisë, ka vazhduar të hedh llavë dhe hi. Tashmë një muaj vullkani është aktiv, ndërsa hedhja e llavës është vërejtur edhe të hënën dhe të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Kujtojmë se vullkani u aktivizua edhe në mes të muajit, ndërsa në atë shpërthim u lënduan dhjetë persona.
Në mesin e të lënduarve gjendet edhe një ekip i BBC-së. Instituti nacional për gjeofizike dhe vullkanologji (INGV) pas shpërthimit shpalli alarm të portokalltë për rajonin e Etnas dhe rrethinës së saj.