Elvir Hociç
04 Nëntor 2018•Përditësim: 04 Nëntor 2018
ROMË (AA) – Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën në ishullin italian të Sicilisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet lokale mëngjesin e sotëm njoftuan se ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e nëntë të vdekurve në një shtëpi në Casteldacca, pranë Palermos.
Ekipet zjarrfikëse konfirmuan lajmin duke sqaruar së bëhet fjalë për prindërit dhe fëmijët e dy familjeve.
Sot në mëngjes është gjetur trupi i një viktime tjetër në qendër të qytetit Vicari.
Italia për disa ditë me radhë është duke u ballafaquar me stuhi dhe erëra të fuqishme, reshje të dendura dhe përmbytje, në të cilat javën e kaluar jetën e kanë humbur të paktën 15 persona.