Şenhan Bolelli
26 Dhjetor 2018•Përditësim: 26 Dhjetor 2018
MADRID (AA) - Pas vullkanit Etna në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë, është aktivizuar duke filluar të lëshojë lavë dhe hi edhe vullkani Stromboli i cili ndodhet në arkipelagun e Ishujve Eolian, në Sicili, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë italiane Ansa, të cilin e bazon mbi burimet e institucionit të Mbrojtjes Civile, për shkak të aktivizimit të vullkanit Stromboli niveli i alarmit në rajon është rritur nga "jeshile" në "të verdhë".
Ekspertët italianë gjeologë, bëjnë të ditur se aktivizimi i vullkanit Stromboli ka lidhje me shpërthimet në Etna.
Bëhet e ditur se janë regjistruar 750 tronditje në 24 orët e fundit përreth qytetit Katania ku ndodhet vullkani Etna i cili është aktiv që prej dy ditësh.
Zyrtarët e Mbrojtjes Civile, kanë theksuar se janë regjistruar tronditje të cilat arrijnë deri në nivelin 4 apo në 4,3 sipas rihterit.
Ndërkohë njoftohet se kanë nisur fluturimet dhe është normalizuar situata në aeroportin Fontanarossa në Katania pasi ishin pezulluar pjesërisht për shkak të hirit të shpërndarë nga vullkani Etna.