Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
27 Mars 2017•Përditësim: 28 Mars 2017
HUMUS (AA) - Ka nisur faza e dytë e evakuimeve në rajonin Vaer të qytetit Humus në Siri, vend ky që ndodhet nën rrethimin e forcave të regjimit dhe që armëpushimi shkelet shpesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA që ndodhet në Vaer, thuhet se një grup sirianësh prej 1.800 personash janë nisur me autobusë të dhënë nga Gjysmëhëna e Kuqe Siriane, drejt qytetit Bab.
Ndërsa rreth 40 të plagosur janë duke u transportuar me ambulancat e Gjysmëhënës së Kuqe Siriane.
Yusuf Sherif, një nga personat që është duke u evakuuar thotë se regjimi është duke i nxjerrë atë me zor nga shtëpitë e tyre dhe në vijim shton: ''Zoti mos qoftë i kënaqur nga ata të cilët na detyrojnë të dalim nga shtëpitë tona. Regjimi po detyron familjet të lënë shtëpitë e tyre".
Gjatë evakuimeve të javës së shkuar rreth 2 mijë civilë dhe 400 forca opozitare, janë larguar nga ky rajon. Personat e evakuuar janë dërguar në Jarabulus, duke u vendosur në kampet e ngritura atje.
Do të evakuohen 15 mijë persona
Sipas informacioneve të marra nga qendra rajonale e koordinimit, thuhet se 22 mijë persona kanë aplikuar për të shkuar në rajone më të sigurta.
Ndërsa regjimi ka pranuar 15 mijë prej tyre. Personat, aplikimi i të cilëve nuk është pranuar, do të shpërndahen në rajone të kontrolluara nga regjimi.
Autoritetet thonë se planifikojnë që të nxjerrin rreth 2 mijë njerëz çdo javë nga Vaer-i. Kjo zonë është një nga rajonet ku regjimi i Asadit ka shkelur shumë herë marrëveshjen e armëpushimit.