Emre Aytekin
27 Mars 2017•Përditësim: 27 Mars 2017
ANKARA (AA) - Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka kërkuar nga Shtëpia e Bardhë heqjen e kufizimeve për mbështetje ushtarake të marra gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Barack Obama, për të ofruar më shumë mbështetje për shtetet e Gjirit kundër Lëvizjes shiite Husi të mbështetur nga Irani gjatë luftës civile në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një artikulli të gazetës "The Washington Post" të bazuar në emra të lartë të administratës Trump, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis, përmes një kërkese me shkrim dërguar Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare H. R. McMaster, ka theksuar se "mbështetja e kufizuar" për operacionet që po vazhdojnë në Jemen nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), do të japin kontribut në luftën kundër "kërcënimit të përbashkët"