Fatma Esma Arslan
06 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
PARIS (AA) - Evakuohet parku Jardin d'Eole ku qëndronin refugjatët dhe i cili ndodhej në zonën 18-të në kryeqytetin e Francës, Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e cila ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në parkun Jardin d'Eole ka evakuuar afërsisht 500 refugjatë që qëndronin këtu duke i dërguar në kampin e përkohshëm të azilit që ndodhet në rajonin Ile de France brenda Parisit.
Në kamp mësohet se më shumë qëndronin refugjatë nga Sudani, Eritrea, Somalia dhe Afganistani.