Hasan Tosun
06 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
VJENË (AA) – Dy aktivistë për të drejtat e njeriut në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, zhvilluan protestën të cilën e emëruan si “piano e hapur” kundër politikave të qeverisë kundër refugjatëve dhe në shenjë mbështetjeje për refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të protestës, dy aktivistët për të drejtat e njeriut, Udo Felizeter dhe Nico Schwendinger, sollën piano në Sheshin Museumsquartier ku çdo ditë kalojnë qindra njerëz.
Protesta në shesh u realizua rreth shtatores së vënë në kujtim të refugjatit nigerian Marcus Omofuma i cili humbi jetën nga pamundësia për të marrë frymë meqë i ishte lidhur goja përderisa po dërgohej me aeroplan për në Bullgari në vitin 1999, ndërkohë që u hap piano për përdorim nga të gjithë që kalonin.
Në protestën që u zhvillua ndaj politikave kundër refugjatëve dhe në mbështetje të tyre, kalimtarët e rastit që dinin të luanin në piano uleshin dhe ofronin koncert të hapur. Koncertet me piano u ndoqën me interesim nga personat përreth.