Beyza Binnur Dönmez
18 Nëntor 2019•Përditësim: 19 Nëntor 2019
Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales tha se është "shumë i frikësuar" se trazirat e vazhdueshme politike, të cilat lanë të paktën 23 persona të vdekur, do ta çojnë vendin në një luftë civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, Morales bëri thirrje për dialog kombëtar si e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund dhunës si dhe ndjekësve të tij që të mos kenë prirje ndaj dhunës.
Ai gjithashtu pretendoi se "pjesëtarët e bandës marrin nga 100 dollarë në ditë" për të vazhduar protestat e dhunshme kundër tij.
"Sa mirë do të ishte nëse qeveria e Spanjës ose ish-presidenti spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero, ish-presidenti uruguajian Pepe Mujica ose qeveritë e tjera të marrin rolin e ndërmjetësimit".
Deklarata e Morales erdhi në një kohë kur numri i vdekjeve nga trazirat politike u rrit në të paktën 23.
Ai ka vazhduar të postojë në Twitter në lidhje me dhunën në vendin e tij, duke thënë se 24 - jo 23, siç pretendojnë disa raporte tjera, në të vërtetë janë vrarë gjatë disa ditët e fundit.
Trazirat filluan në tetor, kur udhëheqësi indigjen fitoi mandatin e katërt në detyrë duke u përballur me rezistencë të menjëhershme nga partitë opozitare që nuk pranuan rezultatet e zgjedhjeve. Protestuesit dolën në rrugë duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Pas disa javë protestash, Morales dha dorëheqje nga pozita e tij dhe u transferua në Meksikë, ku atij iu ofrua azili politik. Në vend të tij, senatorja konservatore Jeanine Anez njoftoi se do të jetë presidente e përkohshme.
Por, protestat nuk kanë pushuar. Që kur Morales u nis për në Meksikë, kryesisht protestuesit ruralë dhe indigjenë që e mbështesin atë janë shfaqur në kryeqytetin La Paz dhe qytete të tjera të mëdha si Sacaba dhe Cochabamba, qyteti i lindjes i Morales. Ata theksuan se rrëzimi i presidentit të tyre të zgjedhur sipas sugjerimit të ushtrisë është një grusht shteti.