Umur Koçak Semiz
21 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
LA PAZ (AA) – Për herë të parë pas shtatë vitesh, në shtetin e Amerikës Jugore, Bolivi, populli ka dalë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas hyrjes në grevë të mësuesve dhe nëpunësve shëndetësorë, protesta e organizuar në qytetin La Paz kishte pjesëmarrje të madhe.
Qytetarët dolën në protestë për të kundërshtuar vendimin e presidentit të vendit, Evo Morales për mbylljen e një fabrike shtetërore e cila është përballur me humbje. Si rezultat i mbylljes së fabrikës së tekstilit, më shumë se 800 persona kishin ngelur pa punë.