Barry Eitel
23 Janar 2018•Përditësim: 23 Janar 2018
SAN FRANCISCO (AA) – Media sociale mund të jetë problematike për demokracinë, thuhet në disa blog-postime të publikuara nga ekzekutivi i Facebookut, raporton Anadolu Agency (AA).
Më konkretisht, bëhet fjalë për tre postime autorë të të cilëve janë zyrtarë të lartë të Facebookut dhe disa studiues nga jashtë.
Vetkriticizmi u shfaq duke u krahasuar me kritikuesit më të zëshëm të Facebookut, por artikujt e publikuar flasin se kompania është bërë më vetë-reflektuese që prej kur drejtori i saj ekzekutiv, Mark Zuckerberg, pas fitores së Donald Trumpit tha se është një çmenduri të besohet se Facebook mund të ndikojë në zgjedhje.
“Duke filluar nga Pranvera Arabe dhe deri tek zgjedhjet anembanë globit, media sociale është parë si diçka pozitive”, shkroi drejtori i kompanisë për Politika Globale, Katie Harbarth.
“Fushata e fundit presidenciale në SHBA e ndryshoi këtë, pasi për ndëhyrjet nga jashtë, Facebooku do të duhej të ishte më i shpejtë në identifikimin e rritjes së “lajmeve të rreme”, thotë më tej Harbarth.
Analiza e Harbarthit u shoqërua nga reagimi i menaxherit për Punë Civile, Samidh Chakrabarti, i cili tha se kompania nuk duhet të mbyllë në tërësi shqyrtimin e problemeve politike.
“Siç kalojnë vitet, kjo sfidë bëhet gjithnjë e më urgjente”, shkroi Chakrabarti.
“Facebooku ishte disajnuar fillimisht për të bashkuar miqtë dhe familjet, për çka arriti këtë qëllim. Megjithatë, numri i madh i njerëzve të cilët kanalizojnë energjinë e tyre politike përmes këtij mediumi, ka bërë që të përdoret në mënyrë të paparashikuar, shoqëruar edhe me reperkusione shoqërore të cilat gjithashtu nuk ishin parashikuar. Në vitin 2016, ne në Facebook ishim shumë të ngadalshëm për të detektuar keqpërdorimin e platformës sonë nga abuzuesit. Aktualisht jemi duke punuar në drejtim të asgjësimit të këtyre rreziqeve”, shkroi Chakrabarti.
Një nga çështjet kryesore të cilat duket se Facebook ka identifikar, është rënia e përdoruesve nën ndikimin e të ashtuquajtutrave “oda të jehonave ideologjike”, ku pjesa më e madhe e kontakteve ndajnë të njëjtin qëndrim për një çështje.
Cass Sunstein, profesor në Fakultetin Juridik në Harvard, në një blog të tij publikoi të dhënat nga disa studime të kryera, të cilat flasin se "odat e jehonave ideologjike" mund të ndërtojnë tek njerëzit opinione ekstreme.
“Ky problem lidhet me fenomenin e polarizimit grupor, atëherë kur njerëzit e një mendësie bisedojnë njëri me tjetrin, bisedë kjo e cila më vonë merr dimensionin e të menduarit më ekstrem nga që ishte në fillim të bisedës”, shkroi Sunstein, sipas të cilit në situatën më të mirë kjo mbetet vetëm një problem ndërsa në skenarin më të keq, shndërrohet në gjë të rrezikshme.