Ruslan Rehimov
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
BAKU (AA) – Departamenti azerbajxhanas i aviacionit civil njoftoi se shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në fatkeqësinë ajrore që ndodhi dje gjatë fluturimit të avionit transportues në aeroportin Dwyer në jug të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin thuhet se deri te fatkeqësia erdhi në aeroportin Dwyer gjatë fluturimit të avionit kargo të llojit An – 12 i cili për nevojat e transportit të ngarkesës në rajonin afgan Gilmend është marrë me qira nga kompania Silk Way.
Në avionin kanë qenë të pranishëm nëntë anëtarë të ekuipazhit prej të cilëve shtatë pësuan për vdekje, ndërsa dy të tjerë të ekuipazhit u plagosën.