Ekip
06 Shtator 2017•Përditësim: 06 Shtator 2017
VENECIA (АА) – Në sallën Palazzo Del Casino në Lido të Venecias, vazhdon Festivali i Filmit të Venecias, festival ndërkombëtar me karakter garues, i njohur edhe si Mostra në kuadër të së cilit shfaqen shumë filma të ndryshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky është edicioni i 74-të i festivalit më të vjetër të filmit në botë, ndërsa këtë vit kryetare e jurisë është aktorja amerikane Annette Bening.
Gjatë ditës së djeshme të festivalit, mes tjerash u shfaqën filmat "Jim & Andy“ me Jim Carrey në rolin kryesor, “Mother”, në të cilin rolin kryesor e luajnë Jenifer Lawrence dhe Javier Bardem, pastaj ishte edhe filmi “Woodshock” me Kristen Dunst dhe Pilou Asbaek në rolet kryesore, më pas “Happy winter” dhe të tjerë.
Në Festivalin e sivjetshëm të Filmit në Venecia do të shfaqen 21 filma, që garojnë për çmimin më të lartë që ndahet “Luani artë”.
Kjo ngjarje kulturore e cila ka një traditë të gjatë, sjell vëmendje të madhe tek adhuruesit e artit të shtatë.