Zehra Ulucak
16 Shtator 2018•Përditësim: 17 Shtator 2018
HONG KONG (AA) - Është rritur në 64 numri i personave që kanë humbur jetën nga tajfuni Mangkhut, i cili ka marrë nën ndikim brigjet veriore të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e Filipineve ka njoftuar se për shkak të tajfunit është rritur në 64 numri personave që kanë humbur jetën. Policia ka konfirmuar se janë plagosur 33 persona dhe janë të humbur 45 të tjerë.
Shumica e personave kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuar nga tajfuni, dhe janë prekur më shumë se 250 mijë njerëz.
Tajfuni që ka humbur ndikimin e tij në Filipine duke ulur shpejtësinë e tij deri në 100 km është duke lëvizur drejt pjesës jugore të Kinës dhe Hong Kongut.
Qendra e Paralajmërimit të Tajfuneve në Hawaii kishte njoftuar se tajfuni i cili u shfaq në veri të Oqeanit Paqësor u shndërrua në një "super tajfun" në forcën e stuhisë të kategorisë 5.