Ali H. M. Abo Rezeg
05 Janar 2021•Përditësim: 05 Janar 2021
Samiti i 41-të i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit filloi në kryeqytetin saudit Riad, në kohën kur u arrit pajtim mes vendeve të Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi i nivelit të lartë, ku merr pjesë edhe Emiri i Katarit Tamim Bin Hamad Al Thani, erdhi një ditë pas vendimit saudit për të rihapur kufijtë ajrorë, tokësorë dhe detarë me Katarin pas një mospajtimi tre-vjeçar.
Duke përqafuar Al Thanin në pritje, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman falënderoi Kuvajtin dhe SHBA-në për përpjekjet për të arritur "pajtimin" e shumëpritur.
Në një video e transmetuar nga Agjencia Zyrtare Saudite e Mediave shfaqet princi duke përshëndetur ngrohtësisht udhëheqësin e Katarit pasi ai mbërriti në qytetin Al-Ula që ndodhet në pjesën veriperëndimore të Arabisë Saudite.
Të hënën, Arabia Saudite dhe Katari u pajtuan që të rihapin hapësirën e tyre ajrore, kufijtë detarë dhe tokësorë, në një lëvizje që sinjalizon fund të mosmarrëveshjes shumëvjeçare të Gjirit midis Dohas dhe fqinjëve të saj.
Në vitin 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti vendosën një bllokadë ndaj Katarit, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit dhe ndërhyrjen në punët e tyre të brendshme.
Katari fuqishëm i mohoi akuzat, duke akuzuar fqinjët e saj për sulm ndaj sovranitetit.