Ekip
05 Janar 2021•Përditësim: 06 Janar 2021
Reshjet e dëborës që po vazhdojnë që nga fundjava në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, vazhdojnë të ndikojnë jetën e përditshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Reshjet e dëborës që po vazhdojnë që nga fundjava në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, vazhdojnë të ndikojnë jetën e përditshme. Nga bora është ndikuar më së shumti qyteti Srinagar, ku për shkak të reshjeve intensive të borës rrugët janë zbardhur. ( Faisal Khan - Anadolu Agency )
Nga bora është ndikuar më së shumti qyteti Srinagar, ku për shkak të reshjeve intensive të borës rrugët janë zbardhur.
Ndërkohë qytetarët pavarësisht motit të vështirë kanë vazhduar jetën e përditshme të tyre.
Sipas njoftimit të zyrtarëve, dje reshjet e para të dëborës të këtij viti në rajonin Xhamu Kashmir, shkaktuan ndërprerje të funksionimit të autostradës 270-kilometërshe që lidh qytetet Xhamu dhe Srinagar.
Kjo është rruga e vetme që lidh Kashmirin me pjesë të tjera të vendit, ndërsa Departamenti Meteorologjik Indian ka parashikuar reshje të dëborës në të gjithë rajonin e Kashmirit, të cilat pritet të jenë edhe më intensive në vendet më të larta.
Siç bëjnë të ditur raportimet lokale, të paktën 15 persona u lënduan në aksidente të ndryshme rrugore në Xhammu Kashmir për shkak të rrugëve të rrëshqitshme.