Mohamed Sabry Emam Muhammed
13 Nëntor 2016•Përditësim: 13 Nëntor 2016
BAGDAD (AA) – Në kulmin e operacioneve për çlirimin e Mosulit, forcat irakiane kanë çliruar nga terroristët e DEASH-it qytetin e lashtë asirian Nimrud, raporton Anadolu Agency (AA).
“Forcat e divizionit të nëntë të ushtrisë irakiane plotësisht kanë çliruar Nimrudin dhe në godinën e qeverisjes lokale ngritën flamurin irakian”, deklaroi sot në mëngjes komandanti i operacionit të ushtrisë së Irakut në provincën Nineveh, gjeneral Abdulamir Rashid Yarullah.
Yarullah tha se terroristët e DEASH-it në Nimrud pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe pajisje ushtarake.
Nimrud gjendet 30 kilometra në jug të qendrës së Mosulit, ndërsa oficeri i ushtrisë irakiane Mohammer al-Jaburi njoftoi se nga DEASH-i kanë çliruar edhe vendbanimin Nununiya, që gjendet jo larg qytetit të lashtë Nimrud.
Nimrud është qytet i lashtë që në periudhën mes 1250 dhe 610 p.e.s ka qenë kryeqendër e Perandorisë Asiriane. Terroristët e DEASH-it këtë qytet e morën vitin e kaluar, ndërsa kanë shkatërruar shumicën e qytetit të lashtë.