Ali H. M.Abo Rezeg
26 Mars 2017•Përditësim: 26 Mars 2017
NINEVEH (AA) – Në vijim të operacionit për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit në Irak, forcat e bashkuara irakiane kanë çliruar këtë mëngjes dy blloqe nga terroristët e DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ushtria irakiane këtë mëngjes nga terroristët e DEASH-it ka çliruar lagjet Wadi al-Ain dhe Rajm el-Hadid. Armiku ka pësuar humbje të rënda dhe flamujt irakianë janë vendosur këtë mëngjes në ndërtesat e këtyre lagjeve", tha për televizionin shtetëror irakian gjenerali Abdul Amir Yarallah.