Ekip
26 Mars 2017•Përditësim: 27 Mars 2017
MADRID (AA) - Policia spanjolle ka arrestuar dy persona nën dyshimin për kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës në banane të rreme, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia hetimet në lidhje me kontrabandën e drogës i kishte filluar që nga nëntori, kur u zbulua se ajo transportohet e kamufluar në dërgesat e bananeve.
Kështu, policia në mesin e bananeve reale kishte gjetur 57 të rreme, të bëra nga një lloj i rrëshirës, në të cilat ishin shtatë kilogram kokainë, ndërsa edhe 10 kilogram kokainë të tjera ishin fshehur në kuti kartoni në të cilat transportohen fruta.