Hacer Başer
07 Qershor 2017•Përditësim: 08 Qershor 2017
BAGDAD (AA) - Përfaqësuesi special i SHBA-ve për luftën kundër DEASH-it Brett McGurk, njoftoi se forcat irakiane të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar, kanë rimarrë 55 mijë kilometra katrorë të territorit i cili ka qenë nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
McGurk i cili organizoi një konferencë për media në ambasadën e SHBA-ve në Bagdad, theksoi se rreth 100 mijë personel të sigurisë irakian janë trajnuar nga forcat e koalicionit. "Forcat irakiane, me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar rimorrën 55 mijë kilometra katrorë të territorit i cili ka qenë nën kontrollin e DEASH-it", tha McGurk.