Hacer Başer
04 Shkurt 2017•Përditësim: 04 Shkurt 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite ka njoftuar se ka arrestuar 3 të rinj palestinezë në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë thuhet se ushtarët izraelitë kanë bastisur një godinë ku jetonin 5 familje palestineze. Forcat ushtarake kanë përdorur forcë, shkopinj gome dhe gaz lotsjellës gjatë bastisjes, ndërkohë një grua është plagosur dhe është dërguar më pas në spitalin Hedasa el-Isevijje. Dëshmitarët thanë se nga gazi lotsjellës janë ndikuar edhe fëmijët.
Ushtarët izraelitë 3 të rinjtë nga familja Er-Razem i kanë dërguar në qendrën e hetuesisë El-Kashle.
Nga ana tjetër në një deklaratë për mediat nga Organizata për të Drejtat e Shtetësisë Izraelite, thuhet se në orët 01:00-04:00 të mesnatës së mbrëmshme ushtria izraelite ka kryer kontrolle në më shumë se 500 shtëpi palestineze në Jerusalem, me preteksin se ishin duke kryer numërim të popullsisë.