Esat Fırat
18 Korrik 2019•Përditësim: 18 Korrik 2019
Të paktën 11 palestinezë janë privuar nga liria gjatë bastisjes të cilën forcat izraelite të sigurisë e kryen gjatë mbrëmjes së kaluar në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Me qëllim të presionit shtesë dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë tashmë me muaj zbatojnë bastisje në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar.
Gjatë bastisjes, forcat izraelite arrestojnë palestinezë që ngarkohen për përfshirje në aktivitete terroriste. Shumica e tyre kalojnë disa ditë në paraburgim.
Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite momentalisht gjenden të paktën 5.500 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe të mitur.