Emre Aytekin
18 Korrik 2019•Përditësim: 18 Korrik 2019
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të angazhojnë 2.100 ushtarë shtesë në emër të sigurisë në kufirin me Meksikën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Pentagonit, 1.100 trupa do të pozicionohen në kufi nga ushtria amerikane dhe 1.000 nga Garda Nacionale e Teksasit për të garantuar sigurinë në kufirin midis dy vendeve.
Siç thuhet në deklaratë, pjesëtarët e ushtrisë federale do të jenë përgjegjës për mbikëqyrje nga ajri, logjistikë dhe mbështetje administrative, kurse Garda Nacionale do të ofrojnë mbështetje për personelin e Autoritetit të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në çështjet e sigurisë në qytezat kufitare Donna dhe Tronillo, ku gjenden qendrat për strehim të përkohshëm të migrantëve.
Vendimi për përforcim ushtarak në kufi është miratuar nga Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Richard V. Spencer.
Aktualisht, SHBA në kufirin me Meksikën ka 2.500 pjesëtarë të ushtrisë federale dhe 2.000 nga Garda Nacionale.