Mustafa Deveci
02 dhjetor 2018•Përditësim: 03 dhjetor 2018
KUDS (AA) – Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj palestinezëve të cilët mbanin protesta në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grup protuestuesish palestinezë të cilët u mblodhën në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, kanë protestuar ndaj ndalimit të zyrtarëve të lëvizjes Fatah në Kudsin Lindor, që ndodhet nën pushtimin e Izraelit.
Forcat izraelite ndërhynë ndaj protestuesve të cilët marshuan nga qendra e qytetit deri në pikën e kontrollit ushtarak që i përket Izraelit.
Forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit ndërkaq edhe protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë.
Disa zyrtarë palestinezë, në mesin e të cilëve ndodhet edhe guvernatori i Kudsit pranë qeverisë palestineze Adnan Ghaith javën e kaluar ishin ndaluar në Kudsin Lindor.
Guvernatori Ghaith dhe 9 persona, anëtarë të lëvizjes Fatah u liruan në seancën e sotme gjyqësore.