Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Aeroplanët turq neutralizuan të paktën katër terroristë të PKK-së në Irakun e veriut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan në rajonin Metina pas zbulimit të tyre në aktivitetet të zbulimit dhe vëzhgimit, shkroi ministria në Twitter.
Autoritetet turke shpesh përdorin shprehjen "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Operacionet anti-terroriste të vendit vazhdojnë pa asnjë ndërprerje.
Terroristët e PKK-së shpesh strehohen në Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste mbi 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar në grupin e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.