Dilara Hamit
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Zëdhënësi i forcave jolegjitime libiane të komandantit puçist, Khalifa Haftar, bëri të ditur sot herët në mëngjes se nga mesnata tërhiqen dy deri në tre kilometra nga vija e frontit të Tripolit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmed Al-Mismari tha në mediat sociale se do të tërhiqen prapa në mënyrë që njerëzit në kryeqytet të festojnë festën e Fitër Bajramit, e cila shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Gazetat lokale njoftuan se gjatë deklaratës së Mismarit, milicia e lidhur me Haftarin nisi një sulm raketor në aeroportin e Mitigës, i vendosur rreth 8 kilometra në lindje të qendrës së qytetit të Tripolit. Nuk ka informacione për humbje jete ose dëmtime.
Haftar, udhëheqësi i forcave të armatosura të paligjshme në lindje të Libisë, që nga fillimi i majit intensifikoi sulmet ndaj civilëve pasi ushtria libiane kohët e fundit fitoi një avantazh dhe u shkaktoi humbje të rënda militantëve të tij.