Rahmi Gündüz
01 tetor 2016•Përditësim: 02 tetor 2016
PARIS (AA) - Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazenueve ka konfirmuar se në operacionin e fundit të policisë në qytetin verior francez Calais janë deportuar 14 të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim ministri francez deklaroi se "14 shtetas të huaj u dëbuan nga Franca, sepse në asnjë mënyrë nuk kishin të drejtë të marrin statusin e azilkërkuesit".
"Për të garantuar në mënyrë adekuate sigurinë e atyre që ikin nga luftërat dhe dhuna, ne duhet të vazhdojmë me vendosmëri politikën tonë të luftimit të emigrantëve të paligjshëm", tha Cazeneuve.