Ekip
24 Prill 2020•Përditësim: 24 Prill 2020
Franca nuk do të rihapë restorantet, baret dhe kafenetë para qershorit. Autoritetet njoftuan gjithashtu mbështetje të përforcuar financiare për sektorin në mes të krizës së koronavirusit të ri(COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, deklaroi se qeveria ka shtyrë pagesat e taksave dhe ka vazhduar papunësinë afatshkurte për bizneset që nuk do të lejohen të rihapen muajin tjetër. Ai shtoi se ndërmarrjet e vogla me më pak se 20 punonjës mund të bëjnë kërkesë për ndihmë urgjente deri në 10.000 euro.
Shumica e bizneseve franceze janë vendosur të rihapen më 11 maj. Megjithatë, orari për restorante, bare dhe kafene nuk do të vendoset para fundit të majit, tha Le Maire.
Franca, një nga destinacionet më të njohura turistike me më shumë se 80 milionë vizitorë të huaj çdo vit, po planifikon një fond investimesh për të ndihmuar ringritjen e këtij sektori.