Murat Ünlü
30 Shtator 2016•Përditësim: 30 Shtator 2016
PARIS (AA) - Avionët francezë Rafale të ngritur nga anija pistë, Charles de Gaulle, kanë sulmuar disa pozicione të organizatës terroriste DAESH në Musul të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas disa lajmeve në mediat franceze thuhet se sulmi është ndërmarrë në orët e mëngjesit dhe në të kanë marrë pjesë 8 avionë Rafale.
Anija Charles de Gaulle me një kapacitet prej 24 avionësh arriti në zonë në fillim të muajit shtator.