Esra Taşkın
01 Korrik 2022•Përditësim: 02 Korrik 2022
Franca njoftoi se ka përfunduar operacionet e saj të Task Forcës Takuba që përbëhet nga ushtarët evropianë në Mali, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Shtabit të Përgjithshëm të Francës, thuhet se operacionet e Task Forcës Takuba u ndërprenë në kuadër të ripozicionimit të forcave franceze Barkhane.
Në lajmin e mediave franceze të bazuar në zëdhënësit e Shtabit të Përgjithshëm, Pascal Ianni thuhet se operacionet e Task Forcës Takuba në Mali kanë përfunduar që nga 30 qershori.
Task Forca Takuba kryente operacione në Mali.
Pas prishjes së marrëdhënieve me qeverinë e Malit, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi më 17 shkurt se ushtarët e vendosur në Mali në kuadër të operacionit Barkhane do të tërhiqen.
Qeveria e Parisit ushtarët e saj që ka tërhequr nga Mali i zhvendos në vendet e rajonit Niger dhe Çad.