Rahmi Gündüz
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
PARIS (AA) - Të pakënaqur me kushtet në kamp, qindra emigrantë kanë bllokuar rrugën në qytetin francez Calais, e cila nga porti detar çon në tunelin e La Manche, raporton Anadolu Agency (AA).
Emigrantët kanë bllokuar trafikun duke vendosur pemë të prera dhe objekte të tjera në rrugë.
Policia franceze konfirmon se motivi kryesor i emigrantëve është se duke ngadalësuar trafikun, pa u vërejtur të futen në rimorkiot e kamionëve dhe kështu nga Franca të kalojnë në Britani të Madhe.