Onur Usta
20 Nëntor 2015•Përditësim: 21 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Pas sulmeve terroriste në Paris në xhamitë që janë të lidhura me Bashkësinë Islame Turke të Çështjeve Fetare të Francës (DITIB) gjatë namazit të xhumasë u mbajtën ligjërata (hutbe) me temë "terrorizmi global", raporton Anadolu Agency (AA).
Në xhaminë Shoqata e Miqësisë Mevlana të DITIB e cila ndodhet në rajonin Argenteuil në veriperëndim të Parisit, në faljen e namazit të xhumasë me pjesëmarrje të komunitetit turk u kryen lutje për personat që kanë humbur jetën në sulmet terroriste. Në ligjëratën e mbajtur me temë “terrorizmi global” u theksua se mesazhi islam e refuzon terrorizmin dhe dhunën.
Në hutben e mbajtur gjatë namazit të xhumasë u theksuan se: "Allhau i plotfuqishëm me anë të pejgamberit Muhammed (S.A.S) ka predikuar mesazhin e Islamit për të gjithë njerëzimin ku baza e mesazhit hyjnor ishte të besosh në ekzistencën dhe unitetin e Zotit, të mos i vendosësh shok në asnjë çështje dhe të adhurosh vetëm atë. Ky mesazh nuk këshillonte injorancën, por njohuritë, dijen dhe urtësinë. Ky mesazh nuk mësonte luftën, por paqen, jo terrorizmin dhe brutalitetin, por mësonte ndërgjegjen dhe mëshirën, jo grindjen dhe ligësinë por mësonte mirëqenien dhe namazin".
Në hutbenë ku u vu në dukje se feja islame po përballet me një rrezik të madh dhe që masakrat e kryera nga rrjetet e krimit të cilat nuk kanë lidhje me muslimanizmin po përmenden bashkë me fenë u theksua se "pashpirtësia, ligësia, padrejtësia e kohëve moderne po përpiqet ti adresohet Islamit dhe muslimanëve. Po bëhen përpjekje që të prodhohet një perceptim dhe një imazh negativ i Islamit, ku ai të përmendet bashkë me ndërgjegjen dhe mëshirën e pisët, me njerëz të pa-shpirtë dhe me terrorizëm. Po kryhen përpjekje për të diskretituar fenë dhe të krijohet në zemrat e njerëzve një frikë dhe një shqetësim".