Fatma Esma Arslan
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
PARIS (AA) - Në Francë fillojnë grevat me afat të pacaktuara teksa vazhdon problemi me karburantet për shkak të protestave për ligjin e ri të punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania kombëtare franceze e hekurudhave (SNCF) do fillojë grevë për një afat të pacaktuar në orën 20.00 sipas kohës lokale, grevë kjo e cila do të nis këtë mbrëmje dhe do të ndikojë në lëvizjen e trenave ndërurban dhe ato periferik.
Ndërsa Sindikatat theksojnë se greva e SNCF-së nuk ka afat përfundimtar dhe se do të vazhdojnë deri në tërheqjen e ligjit të ri të punës.
Gjithashtu edhe RATP e cila është përgjegjëse për tranportin publik në Paris dhe përreth tij do të nis grevën pa afat e cila do të fillojë nga ora 03.00 më 2 qershor.
Pritet që grevat të ulin me një mesatare prej 50 përqind transportin heukurudhor, nëdrsa shtypi frnacez për grevat komenton se është "një javë e zezë në transportin publik".
Gjtihashtu edhe Sindikata e Pilotëve Kombëtar të Francës dje në një deklaratë pati njoftuar se për në muajin qershor është miratuar greva pa afat në sektorin e e aviacionit por nuk kishte përcaktuar datën e fillimit të kësaj greve.
Ndërsa javën e kaluar Sindikatat e aviacionit civil patën njoftuar se më 2-5 qershor do të hynin në një grevë të madhe.
Theksohet se turisët të cilët kanë ardhur për Kampionatin Europian të Futbollit që do të nisë më 10 qershor, si dhe sezoni turistik i cili nis në fillim të qeshorit do të përballen me vështirësi serioze nga vala e grevave dhe si pasojë e mungesës së karburanteve.