Murat Ünlü
19 Maj 2017•Përditësim: 21 Maj 2017
PARIS (AA) - Në Francë është regjistruar norma më e ulët e papunësisë në pesë vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkalla e papunësisë në Francë në fund të vitit të kaluar arriti në dhjetë për qind, kurse në tremujorin e parë ra në 9.6. Në këtë mënyrë, shkalla e papunësisë është më e ulëta që nga viti 2012.
Presidenti i sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se do të zhvillojë një politikë liberale ekonomike dhe se planifikon të bëjë disa ndryshime të cilat me ndihmën e ligjit të punës do të ringjallë ekonominë e vendit.
Shkalla e papunësisë në Gjermani, partnerin më të rëndësishëm të Francës në Bashkimin Evropian (BE), është katër për qind.