Yusuf Özcan
25 Nëntor 2020•Përditësim: 25 Nëntor 2020
Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Francë ka tejkaluar shifrën 50 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 9.155 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 2.153.815.
Për shkak të COVID-19 në vend në 24 orët e fundit kanë humbur jetën në spitale 458 persona dhe 551 persona në shtëpitë e kujdesit gjatë 4 ditëve të fundit duke e rritur numrin e viktimave në 50.237.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 30.622 persona prej të cilëve 4.289 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 2.087 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 154.679.
Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 13.1 për qind.