Rahmi Gündüz
03 Qershor 2016•Përditësim: 04 Qershor 2016
PARIS (AA) – Reshjet e dendura të shiut në një pjesë të madhe të Francës të cilat po zgjasin nga fillimi i javës, kanë ndikuar negativisht ndaj jetës së qytetarëve. Reshjet më së shumti kanë goditur rajonin Seine-et Marne, ku deri më tani jetën e kanë humbur dy persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Niveli i lumit Sena në Paris është më i lartë që nga viti 1982, ndërsa pritet që deri në fund niveli i ujit mund të arrijë deri në 6.2 metra.
Për shkak të rritjes së ujit të lumenjve janë mbyllur disa rrugë ndërsa në Paris komunikacioni është në kaos. Janë mbyllur gjithashtu edhe disa stacione të metros për shkak të rrezikut nga derdhja e lumenjve.
Muzetë d’Orsay dhe Louvre janë mbyllur për vizitorët, ndërsa disa vepra artistike janë vendosur në vende të cilat nuk rrezikohen nga përmbytjet.
Lumi Sena në vitin 1910 është derdhur, ndërsa niveli i saj i ujit në disa vende arriti deri në tetë metra.
Asokohe në Paris 20 mijë amvisëri ishin përmbytur kurse në periferi 30 mijë amvisëri. Ishin të nevojshme 45 ditë që jeta në qytet ti kthehet normales.