Rahmi Gündüz
07 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
PARIS (AA) – Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve ka deklaruar se këtë vit është zvogëluar dukshëm numri i shtetasve francezë të cilët dalin jashtë vendit për të luftuar në radhët e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një mbledhje të organizuar në ministri, Cazeneuve ka bërë të ditur se në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, vetëm 18 shtetas francezë kanë shkuar në rajon për të marrë pjesë në konflikte në radhët e DAESH-it.