Mehmet Nuri Uçar
01 Janar 2016•Përditësim: 02 Janar 2016
KAJRO (AA) - Si pasojë e fundosjes së një anijeje në lumin Nil të Egjiptit të paktën 12 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i Kefr Shejh, Es-Sejjid Nasr tha për gazetarin e AA se numëri i të vdekurve nga fundosja e një anijeje në lumin Nil është 12. Ai ka theksuar gjithashtu se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar.
Ndërkohë për shkaqet e aksidentit dhe për numërin e personave të gjendur në bordin e anijes nuk është dhënë informacion.