Mazin Majeed Asaad Baqal
21 Mars 2019•Përditësim: 22 Mars 2019
Të paktën 55 persona e kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një trageti në lumin Tigër në qytetin Mosul të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra e fundit e viktimave nga fundosja e tragetit në Parkun Al Xhazira në lumin Tigër u shpalos nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Seyf Bedir, në një prononcim për televizionin shtetëror.
Bedir tha se nga të vdekurit, 33 janë gra dhe 12 fëmijë.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme njoftoi se detajet rreth incidentit dhe numrit të të vdekurve do të shpalosen brenda ditës.
Mediat lokale njoftuan më herët se në traget ndodheshin 170 persona, ndonëse bëhet fjalë për një mjet lundrimi me kapacitet deri në 50 persona.