Gülşen Topçu
12 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
GAZA (AA) – Kalimi kufitar Refah në kufirin e Gazës, të cilin qeveria e Egjiptit e hapi përkohësisht, sot po vazhdon me punë në të dyja anët e kufirit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Komisionit për Administrimin e Kalimeve Kufitare pranë Ministrisë së Brendshme në Gaza, thuhet se qeveria e Egjiptit po e mban të hapur kalimin kufitar në dy kahe. Mësohet se kalimi i përkohshëm është i caktuar për nxënës, të sëmurë, persona që qëndrojnë jashtë vendit dhe ata me shtetësi të vendeve të huaja.
Duke theksuar se në Gaza gjenden afërsisht 30 mijë persona që presin të kalojnë, prej të cilëve 4 mijë të sëmurë, Komisioni kërkoi nga qeveria e Egjiptit që të vazhdojë ta mbajë të hapur kalimin kufitar edhe për disa ditë.