Aness Suheil Barghoti
26 Shkurt 2016•Përditësim: 27 Shkurt 2016
RAMALLAH (AA) - Gazetari palestinez Mohammed al-Qeeq të premten i dha fund grevës 94 ditore të urisë pas arritjes së marrëveshjes me autoritetet izraelite, sepse në më pak se tre muaj do të lirohet nga burgu, raporton për Anadolu Agency (AA).
"Al-Qeeq vendosi ti jap fund grevës së urisë, pasi që arriti marrëveshje me Izraelin sipas të cilës më 21 maj do të lirohet", tha Issa Qaraqe, kreu i Komitetit të të paraburgosurve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).